Vllaznia ka luajtur sot miqësoren e parë në fazën përgatitore që ka nisur në Berane të Malit të Zi.

Përballë ka qenë skuadra modeste e Bërskovos, që këtë sezon ka zbritur në kategorinë e tretë malazeze, sepse u rendit në vendin e fundit sezonin e shkuar. Përfundoi 3-0 për Vllazninë, rezultat logjik, duke parë diferencat mes dy skuadrave, por më shumë rëndësi për trajnerin Cungu përbën fakti se një sulmues në provë, Alen Melunoviç, shënoi 2 herë, ndërsa një gol e shënoi sulmuesi tjetër Brunild Pepa. Alen Melunoviç është sulmues 26-vjeçar nga Bosnje-Hercegovina, 1.91 i gjatë, i cili ka një karrierë të pasur. Teplice, Usti nad Labem e Varnsdorf në Republikën Çeke, Sarajevo në Bosnje-Hercegovinë, Vidzev Ludzh në Poloni dhe Podbrezova në Sllovaki sezonin e fundit, por pikërisht sezoni i fundit është shumë problematik për sulmuesin, që nuk ka luajtur fare pas muajit shtator të vitit të shkuar. Këtë verë Melunoviç ishte në bisedime me Rudarin e Plevljas në Mal të Zi, duke qëndruar disa javë me ekipin që u mund nga Kukësi në Europa League, por me sa duket e ka prishur kontratën një-vjeçare që firmosi dhe tashmë po mundohet t’i tregojë Vllaznisë sa vlen. Fillimi ka qenë i mbarë, por natyrisht do të duhen ndeshje më të forta se ajo e sotmja për të kuptuar nëse sulmuesi meriton një kontratë.

Artikulli paraprakALARM PËR BOMBË PËR NJË AEROPORT NË BELGJIKE
Artikulli tjetërBERISHA: FALIMENTIM MASIV I BIZNESEVE