Me barazimin 1-1 është mbyllur ndeshja miqsore në futboll për femra mes Vllaznisë dhe Mitrovicës së Kosovës. Për presidentin e Vllaznisë në futboll për femra Lazër Matija qëllimi I kësaj ndeshje nuk ishte rezultati por venia në provë e blerjeve të reja.

Përballjen e luajtur në stadiumin “Loro Borici”, dy trajnierët Leka dhe Jashari e shohin si një test për ekipet e tyre në prag të sfidave të javës së ardhshme të Ligës së Kampionëve të Europës.

Të premten me 20 gusht Vllaznia do të luaj në Poloni me fituesen e ciftit Frencvarosh-Czarni ndeshje kjo e vlefshme për UEFA Womens Champions Leauge.