Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur mbi marrëveshjen e firmosur mes Vuçiçit dhe Kurtit në 2 maj në Bruksel për Deklaratën e Personave të Zhdukur, duke e cilësuar si një arritje të suksesshme drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ajo tha se java e fundit ka qenë shumë e suksesshme për Kosovën duke nënvizuar miratimin e Deklaratës për personat e Zhdukur me forcë gjatë luftës. Osmani kërkoi mbështetjen e Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera aleate të Kosovës për zbatimin e kësaj marrëveshje.

“Besoj se java e fundit ka qenë goxha e suksesshme, veçanërisht në një çështje të veçantë, që është miratimi i Deklaratës për Personat e Zhdukur që janë zhdukur me forcë gjatë luftës, është një çështje që e kam shtyrë përpara dhe si Kosovë kemi investuar në këtë sepse janë mbi 1600 familje që ende i kërkojnë të dashurit e tyre që janë rrëmbyer gjatë luftës dhe për këtë arsye llogarisim mbështetje shtesë nga Britania e Madhe që është një nga vendet me rol kryesor për të na mbështetur”, theksoi ajo.

Kujtojmë se më 2 maj, u zhvillua takimi i radhës për dialogun Kosovë-Serbi mes Kurtit dhe Vuçiçit. Në këtë ballafaqim u dakordësua Deklarata për të 1600 të Zhdukur gjatë luftës. Ndërsa nuk u arrit një dakordësi mbi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë Serbi.

Artikulli paraprakKANDIDATI I PS BENET BECI : RRADHËN TANI E KA RRUGA E DUKAGJINIT, PËR TI DHËNË VËMENDJE E ZHVILLIM
Artikulli tjetërFILLOI FUNDI I ALZHEIMERIT?