
9 programe të reja studimi janë miratuar nga Ministria e Arsimit për universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Lajmin e ka bërë të ditur rektori Tonin Gjuraj në mbledhjen e senatit. Gjithashtu, janë miratuar edhe 2 projekte të rëndësishme për universitetin.
Rektori Gjuraj u bëri thirrje pedagogëve dhe studentëve të shmangin takimet elektorale në oraret zyrtare.