Mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat në Kuvendin e Shqipërisë, ku miratuan me 131 vota pro dhe me asnjë votë kundër ndryshimet kushtetuese për dekriminalizimin.

Ky projektligj u miratua pas konsensusit që u arrit edhe në Komisionin e Posaçëm. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta lexoi projektligjin dhe tha se ky projektligj hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet edhe në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë. Ndryshimeve Kushtetuese, presidenti i Republikës Bujar Nishani i jep pëlqimin në mënyrë automatike. Me votat e mazhorancës është rrëzuar amendamenti i Oerd Bylykbashit për testin e drogës. Kuvendi ka hedhur poshtë amendamentet e propozuara nga deputetja Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi.