Miratohet Masterplani i Alpeve në Këshillin Kombëtar të Territorit.

Plot 1 miliard euro përfitim ekonomik në 15 vite pritet të gjenerojë projekti për zhvillimin e Alpeve shqiptare, prezantuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit në Shkodër. Zëvendës kryeministrja Senida Mesi tha se kjo pasaportë zhvillimi do të shtrihet në 4 nyje të tjera kombëtare. Projekti është prezantuar edhe përpara banorëve të Shkodrës, kryetarëve të bashkive që prekin Alpet dhe specialistëve të turizmit. Ndersa eshte folur dhe per projektin qe pritet te zbatohet pas perfundimit te rruges Shkoder velipoje, i cili pritet te bashkohet me shengjinin e me pas me zonen bregdetare te Ulqinit.

Në fjalën e tij, ministri Klosi vuri theksin në përparësitë e Planit Kombëtar Sektorial të Alpeve, si një plan që do të zhvillojë zonën e Alpeve në dhe investimet nëpërmjet tij do të sjellin në ekonominë shqiptare 980 milionë euro deri në vitin 2031.

“Plani i Zhvillimit të Alpeve kalon në tre faza dhe llogaritja është bërë bazuar edhe në ligjin për zhvillimin e planifkimit urban dhe përfitimi ekonomik,që pritet të realizohet pra ajo çka ky investim i kthen ekonomisë vendase, plot 980 milionë euro deri në 2031.“- tha ministri Klosi duke garantuar se zhvillimi i projektit do të mbajë të patransformuar elementët karakteristikë të zonës: peisazhin e ashpër, mistiken, mundësinë e zhvillimit të mëtejshëm të aventurës, dhe traditën.

Artikulli paraprakJERUZALEMI KRYEQYTET, 2 TË VDEKUR E QINDRA TË PLAGOSUR
Artikulli tjetër“SHKODRA NUK I THOTË IK MIQVE”