Këshilli bashkiak I ka hapur rrugën privatizimit të Klubit të Futbollit “Vllaznia”. Me 39 vota pro, anëtarët e këshillit bashkiak kanë miratuar projekt-vendimin për dhënien e pëlqimit për shitjen në ankand të aksioneve të Vllaznisë në masën 100%. Disa nga këshilltarët kërkuan që pas këtij vendimi të rëndësishëm të shtohet vigjilenca për çdo ofertë për privatizimin e klubit.

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi shtoi se ekziston një grup vlerësimi për ofertat e mundshme të privatizimit të Vllaznisë.

Për të vijuar me procedurat e tjera pritet miratimi i këtij vendimi nga Institucioni I Prefektit.

Artikulli paraprakVRASJA NË DAJÇ, POLICIA JEP DETAJE PËR NGJARJEN
Artikulli tjetërK. BASHKIAK MIRATON TRE PIKA TË RENDIT TË DITËS