
Këshilli bashkiak i Shkodrës pas shumë diskutimeve ka përfshirë në rendin e ditës projektvendimin për miratimin e rregullores për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për vendosjen e veprave të artit publik në territorin e bashkisë Shkodër.
Me 30 vota pro, 2 kunder dhe një abstenim, rregullorja u miratua nga të gjitha krahët politik pavarësisht diskutimeve.
Kjo rregullore tashmë e miratuar ishte paraqitur në këshillin bashkiak nëntorin e vitit të kaluar dhe tashmë i hap dritën jeshile planifikimit të hapësirës për vendosjes së bustit të Lek Dukagjinit por dhe figurave të tjera të rëndësishme në qytetin e Shkodrës.