
Banorët e Lurës, Matit dhe Mirditës zhvilluan një protestë për të kundërshtuar zvarritjen dhe ndërprerjen e punimeve në rrugën Perlat-Lurë, një aks jetik që lidh zonën me pjesën tjetër të vendit. Ata bllokuan rrugën dhe kërkuan nga autoritetet të rifillojnë menjëherë punimet, duke akuzuar qeverinë dhe firmën ndërtuese për mungesë transparence dhe neglizhencë.
Sipas banorëve, ndonëse projekti u financua dhe punimet nisën në vitin 2022, ato janë lënë përgjysmë, duke e lënë rrugën të pakalueshme në shumë segmente.
Në mbështetje të banoreve ishin dhe përfaqësues të opozites të cilët i bënë thirrje qeverisë që të marrë masa për përfundimin e këtij segmenti rrugor.
Rruga Perlat-Lure me gjatësi 42 km është financim i Qeverisë Shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlere 12.8 euro dhe punimet duhet të përfundonin brenda muajit mars, por nuk janë kryer as gjysma e tyre dhe prej 1 viti janë të pezulluara plotësisht, përshkak te mos alokumit të plotë të fondit. Ndërkohë banorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse nuk do të ketë një reagim konkret nga institucionet.