Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm rrezikun për shpërthimin e zjarreve, duke vendosur në gatishmëri të plotë strukturat përgjegjëse në Qarkun e Lezhës. Për shkak të terrenit malor dhe sipërfaqeve të mëdha të mbuluara me pyje e shkurre, Mirdita konsiderohet një nga zonat me rrezikun më të lartë gjatë sezonit veror.Shërbimi Zjarrfikës u bën thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si djegia e mbetjeve, ndezja e zjarreve në natyrë apo hedhja e pakujdesshme e bishtave të cigareve. Gjithashtu, qytetarët ftohen të njoftojnë menjëherë autoritetet në rast se konstatojnë vatra zjarri, në mënyrë që ndërhyrja të jetë sa më e shpejtë dhe të parandalohet përhapja e flakëve.

Muaji qershor u mbyll me disa raste zjarresh në Qarkun e Lezhës, kryesisht në sipërfaqe me bimësi dhe kullota. Fatmirësisht, falë reagimit të shpejtë të forcave zjarrfikëse dhe bashkëpunimit me strukturat vendore, zjarret u vunë nën kontroll në kohë, duke shmangur dëme e medha në fondin pyjor, ekonomitë bujqësore dhe pronat e qytetarëve.

https://youtu.be/t0t3xJ4yFlQ

Artikulli paraprakTENSIONE NË PROTESTËN PARA PARLAMENTIT
Artikulli tjetërVELIPOJA NDËR DESTINACIONET E PREFERUARA TË VERËS