Si një ndër zonat më të rriskuara në vend nga zjarret, Mirdita u përball me situata të vështira gjatë muajit qershor, ku u regjistruan disa raste, duke lënë pas dëme të konsiderueshme kryesisht në ekonomitë pyjore.Ky fakt është bërë i ditur nga Drejtori i Emergjencave Civile në Bashkinë Mirditë Fred Vorfi sipas 6 vatra zjarri dyshohet të kenë qenë të qëllimshme.Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të raportojnë menjëherë çdo rast zjarri pranë autoriteteve përkatëse, me qëllim që reagimi të jetë i menjëhershem dhe të minimizohen pasojat.

Drejtori i Emergjencave Civile foli edhe për masat e marra për përballimin e situata që mund të krijohen nga zjarret gjatë muajve korrik dhe gusht.

Sipas të dhënave zyrtare aktualisht në Qarkun e Lezhës nuk ka vatra zjarri aktive, por vigjenca dhe gadishmeria është maksimale, pasi gjatë diteve të fundit temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë celsius.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVELIPOJË, GODITET NJË RAST I SHITJES SË LËNDËVE NARKOTIKE
Artikulli tjetërRRITET SIGURIA NË BREGDETIN E VELIPOJËS