
Teksa harta territoriale në Shqipëri pritet të ndryshojë dhe komisioni i posaçëm i ngritur për këtë çështje ka nisur punën prej disa muajsh, Mirdita synon rikthimin në kufijtë e saj natyrorë, të cilët iu hoqën gjatë periudhës së komunizmit.Kjo kërkesë vjen nga intelektualë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët ishin pjesë e një takimi të organizuar nga kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi, në kuadër të diskutimeve për reformën e re territoriale.
Krahas bashkimit të kufijve natyrorë, kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi, kerkon edhe rritjen e autonomisë financiare për pushtetin vendor.
Pas përfundimit të takimeve dhe marrjes së opinioneve nga grupet e interesit në Mirditë dhe komunitetet që kanë qenë pjesë e kësaj krahine, kërkesat do t’i adresohen komisionit të reformës territoriale, me qëllim që të merren në konsideratë dhe te zbatohen tek ndarja e re territoriale.






