E pasur me bukuri natyrore dhe trashëgimi kulturore e historike, Mirdita i ka kthyer sytë nga turizmi malor. Në fshatin Gurth Spaç, banorët kanë nisur të rikthehen për të investuar në vendlindje, për rikthimin e banesave të vjetra në bujtina, si dhe ngritjen e fermave blegtorale. Të shumtë janë ata të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga paketa e maleve, thotë kryeplaku i Gurth Spaçit, Ded Pali. Por problem, sipas tij, mbetet mungesa e infrastrukturës rrugore, e cila kërkon ndërhyrje.
Sipas të dhënave, numri i aplikimeve për paketën e maleve në Bashkinë Mirditë është rreth 150, ku interesi më i lartë është për bujtina, sipërmarrje agroturizmi dhe ferma blegtorale. Përmes zhvillimit të turizmit malor synohet të frenohet shpopullimi, i cili ka marrë përmasa të frikshme në fshatrat e Mirditës.

Artikulli paraprakSKENDER HITAJ MERR DREJTIMIN E POLICISË SË SHTETIT
Artikulli tjetërSHKOLLA “NDRE MJEDA” ÇLIROHET NGA NDËRTIMET PËRRETH