
Mbështetja e Qeverisë Shqiptare për Bashkinë e Mirditës, e cila drejtohet nga e djathta, ka qenë thuajse zero. Shqetësimi është ngritur nga kryetari i Bashkisë, Albert Melyshi, sipas të cilit njësia vendore që ai drejton ka paraqitur një sërë projektesh, por ka munguar financimi nga institucionet qendrore.Teksa shumë ministra janë përballur dhe po perballen me drejtësinë për korrupsion, Melyshi e konsideron diskriminuese qasjen e qeverisë ndaj bashkive të djathta.
Bashkia e Mirditës është një ndër 6 njësitë vendore që drejtohen nga e djathta në Shqipëri dhe nevojat për investime, kryesisht në infrastrukturë, janë tepër të mëdha.






