
Në Bashkinë e Mirditës, e cila drejtohet nga demokratet, nuk është zbatuar urdhri i Kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e administratorëve të njësive administrative.Kryetari i Bashkisë, Albert Melyshi, e cilëson këtë ndërhyrje të Kryeministrit si të padrejtë dhe antiligjore, duke theksuar se bie ndesh me kompetencat e pushtetit vendor.Sipas Melyshit, performanca e drejtorive dhe njësive administrative monitorohet çdo tre muaj, bazuar në realizimin e detyrave të përcaktuara.
Pak javë më parë, Kryeministri Edi Rama u dha një ultimatum drejtuesve vendorë në të gjithë vendin për shkarkimin e nënkryetarëve dhe administratorëve të njësive. Megjithatë, ky urdhër nuk është zbatuar as në shumë bashki të drejtuara nga e majta, përfshirë edhe Bashkinë e Lezhës, ku deri më tani nuk është bërë asnjë lëvizje në këtë drejtim.






