Në shenje nderimi dhe vlerësimi, për sakrificen vuajtjet dhe mundimet në kushtet e regjimit komunist, Bashkia Mirditë i akordoi çertifikatë mirenjohje Kardinalit Ernest Simoni Troshani.Titulli ju dorëzua nga Kryebashkiaku Albert Mëlyshi në prani të dhjetra besimtareve, pas përfundimut të meshes së shenjtë në katedralen e Rrëshenit e cila u drejtua nga Kardinal Troshani.
Në fjalen e tij gjatë meshes së shenjtë, Ipeshkvi i Rrëshenit Monsinjor Gjergj Meta falenderoi kardinalin për praninë e tij në Mirditë, në këtë tokë të përgjakur që sipas tij është ruajtur besimi.
Gjatë ritualit fetar në Rrëshen Kradinal Ernest Simoni Troshani, percolli mesazhe vëllazërie, paqeje dhe besimi të palëkundur në Zot.

Artikulli paraprakRRUGËT E SHKODRËS ME TURISTË
Artikulli tjetërBERISHA DHE DEPUTETËT E PD-SË NË BRAZIL, LIDERI OPOZITAR: DO PARAQESIM GJENDJEN DRAMATIKE NË SHQIPËRI