
Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative se një shtetase qarkullonte e armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, në drejtim të hyrjes së qytetit të Rrëshenit, shërbimet e Policisë konstatuan dhe ndaluan për kontroll një automjet tip “Golf”, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasja e armatosur.Gjatë kontrollit të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krehër dhe municion luftarak, ndersa në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasja Jetmira Biba, 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, Mirditë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme ligjore.
https://youtu.be/kup0bEZSthI






