E kthyer në shqetësim për lëvizjen e automjeteve, rruga e fshatit turistik Katund i Vjetër në Mirditë po zgjerohet dhe rehabilitohet. Projekti i hartuar nga bashkia është financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe, prej muajit nëntor të vitit që lamë pas, po punohet për realizimin e këtij investimi mjaft të rëndësishëm për zonën.Krahas asfaltimit dhe zgjerimit të rrugës, është parashikuar edhe ndërtimi i korsisë së biçikletave dhe vendosja e ndriçimit.
Kjo ndërhyrje është pritur mjaft mirë nga bizneset dhe banorët e zonës, pasi sipas tyre degradimi i infrastrukturës ishte kthyer në problem për këtë fshat turistik.
Investimi në infrastrukturë dhe ndriçim, që po realizohet në fshatin Katund i Vjetër në Mirditë, kap vlerën e 17 milionë lekëve të reja. Krahas banorëve, përfitues janë edhe shumë biznese që shtrihen në këtë zonë, ku turizmi po njeh gjithnjë e më shumë zhvillim.

Artikulli paraprakNIS RIVLERËSIMI ME 5% I PRONAVE,EFEKT NË TREGUN IMOBILIAR
Artikulli tjetërRJOLL,VAZHDON PËRPLASJA REAGON FIRMA