Pas një pauze gati 2-vjeçare proçesi i rindërtimit nga tërmeti në Bashkinë Mirditë, pritet të nisë brenda pak javesh. Qeveria Shqiptare ka alokuar një fond me vlerë 1.2 milion euro, ku përfitues do të jenë rreth 50 familje, banesat e të cilave do të ndërtohen në trojet ekzistuese. Konfirmimi ka ardhur nga Kryetari i Bashkisë Mirditë Albert Mëlyshi, sipas të cilit po verifikohen të gjitha dosjet dhe menjëherë do të lidhen kontratat për nisjen e punes.

Por ky fond nuk e zgjidh përfundimisht problemin e të pastreheve të tërmetit në Mirditë, pasi mbeten edhe 50 familje të tjera të banesat e të cilave janë parashikuar të ngrihen në zonen e rindërtimit nga tërmeti në periferi të qytetit të Rrëshenit.

Ashtu si Kurbini dhe Lezha edhe Mirdita ishte një ndër zonat e prekura nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të, i cili la të pastrehe dhjetra banor në këtë bashki.

Artikulli paraprakEKSPERTJA: ÇDO DITË NJË RAST I RI DHUNE
Artikulli tjetërFAZA E TRETË “BILBILAT E VEGJËL TË SHKODRËS KËNDOJNË”