
Bashkia Lezhë ka intensifikuar punën për mirëmbajtjen e varrezave publike që janë nën administrimin e saj, me synimin për të garantuar pastërti, rregull dhe kushte dinjitoze për qytetarët që vizitojnë vendprehjet e të afërmve të tyre.Përmes Ndërmarrjes së Gjelbërimit, po realizohen ndërhyrje të vazhdueshme, ku puna është përqendruar në pastrimin e ambienteve, kositjen e barit, heqjen e vegjetacionit të dendur dhe shkurreve të egra, të cilat gjatë stinës së verës shtohen ndjeshëm.Sipas përfaqësuesve të Ndërmarrjes së Gjelbërimit, këto punime janë pjesë e një plani periodik mirëmbajtjeje, veçanërisht në sezonin veror kur temperaturat e larta favorizojnë rritjen e shpejtë të bimësisë.
Këto ndërhyrje pasqyrojnë respektin institucional ndaj kujtimit të të ndjerëve, por edhe kujdesin për t’u ofruar familjarëve një mjedis të denjë dhe të mirëmbajtur në momentet kur vizitojnë varret e të afërmve.Puna e Ndermarrjes se Gjelberimit është vlerësuar pozitivisht edhe nga qytetarët, të cilët shprehen se mirëmbajtja e vazhdueshme e varrezave është një shërbim i domosdoshëm dhe një tregues i kujdesit që institucionet duhet të tregojnë për këto hapësira publike.
https://youtu.be/vstNmDiNeiA






