Në kuadër të 7 Marsit, Shkolla 9-vjeçare “Salo Halili” organizoi një takim për ish-mësuesit dhe ish-drejtuesit e shkollës, për të shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre gjatë viteve në këtë institucion arsimor. Drejtoresha e shkollës, Evis Grizhja foli për rëndësinë e këtij takimi dhe vlerësimin e rolit që kanë pasur mësuesit dhe drejtuesit në formimin e brezave të rinj.
Ish drejtues dhe mësues ndanë kujtime dhe eksperienca të paharrueshme nga puna e tyre në shkollë.
Në përmbyllje të ceremonisë, të gjithë të pranishmit morën certifikata mirënjohjeje si shenjë falënderimi për angazhimin dhe kontributin e tyre në zhvillimin e arsimit në këtë shkollë.

Artikulli paraprak“TEATRI I TË RINJËVE 2026”
Artikulli tjetërSHKOLLA “TRING SMAJLI” MODEL SUKSESI