Pasditën e së dielës haxhilerët e Shkodrës u kthyen në atdhe pas përfundimit me sukses të Haxhit, një prej obligimeve më të rëndësishme të fesë islame. Grupi mbërriti fillimisht në aeroportin e Podgoricës, ku u prit nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari.
Me këtë rast, Myftiu u uroi mirëseardhjen dhe pranimin e Haxhit, duke vlerësuar këtë adhurim të madh të mbushur me mëshirë, emocione dhe begati të panumërta. Momente të veçanta emocionesh u regjistruan edhe në oborrin e xhamisë së Parrucës në Shkodër, ku familjarë, miq dhe të afërm kishin dalë për të pritur të dashurit e tyre. Mes përqafimeve, lotëve të gëzimit dhe urimeve të përzemërta, u krijua një atmosferë e ngrohtë dhe festive, duke e kthyer këtë rikthim në një pasdite të paharruar.
Pritja e haxhilerëve mbetet një nga traditat më të bukura të komunitetit mysliman në Shkodër, një dëshmi e gjallë e besimit, vëllazërisë dhe lidhjes së fortë me vlerat fetare që trashëgohen brez pas brezi.

Artikulli paraprakBESIMTARËT E KRISHTERË KREMTUAN FESTËN E KORPIT TË KRISHTIT
Artikulli tjetërRRUGA E BËRDICËS E LËNË NË HARRESË