124 kg mish pa vulë dhe certifikatë veterinare janë sekuestruar nga AKU në qarkun Shkodër. Ramir Haderi, drejtor rajonal I AKU Shkodër bën me dije se është asgjësuar sasia e mishit të sekuestruar ndërsa shton se 2 pika të tregtimit të mishit të paregjistruara në QKR janë mbyllur. Ndërsa në 2 pika të tjera të regjistruara janë vendosur masa administrative gjobë

Haderi shton se kontrollet janë në kuadër të aktit normativ dhe do të vazhdojnë edhe përgjatë sezonit veror.

Kontrollet u kryen në kuadër të monitorimit të situatës së sëmundjes PPR tek ruminantët e vegjël, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

Artikulli paraprakIRANI BËN BILANCIN: RRETH 500 TË VDEKUR DHE 3000 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërBASHKIA NË MBËSHTETJE TË KOMUNITETIT ROM