Hetimet për tragjedinë në Bullgari, ku pati dhjetëta viktima, janë shoqërur edhe me shumë enigma e mistere.

Zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se në autobus janë gjetur 44 trupa e jo 46 siç është thënë dhe raportuar deri më tani. Ndër të tjera ai ka theksuar se kanë qenë 8 persona që kanë shpëtuar nga autobusi dhe jo nga 7, kurse në spital janë duke u kuruar vetëm 7 të lënduar.

“Janë gjetur 44 trupa të djegur. Sipas të mbijetuarve ka pasur 8 të mbijetuar, kurse në spital janë duke u kuruar vetëm 7 të lënduar”, tha ai.

E ndërkohë që në spital janë shtruar vetëm 7 vetë, pyetja është: ku ndodhet i mbijetuari i tetë?

Hetuesit po kontrollojnë versionin për të parë nëse ka një tjetër të mbijetuar dhe ku ndodhet. Mund të ketë dalë nga kufiri me një mjet tjetër, një autobus tjetër, që duhet kontrolluar.

Artikulli paraprak“MARRËVESHJET MES DY VENDEVE TË KONKRETIZOHEN”, ZBARDHET TAKIMI I METËS ME KURTIN
Artikulli tjetërULEN RASTET ME COVID-19, JA SA RASTE DITORE NË 24 ORËT E FUNDIT