
MËSOHET SE PERSONA TË PAIDENTIFIKUAR KANË QËLLUAR EDHE ME GURË.Ndërtesa e ish-komunës paralele të Serbisë në Veri të Mitrovicës, që tashmë shfrytëzohet për dhoma të Mbrojtjes Civile, është bërë pre e një sulmi me lëndë plasëse bombë molotov mbrëmjen e së Dielës.
Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur tre bomba molotovi rreth orës 22:30 pranë ndërtesës, ndërsa mësohet se kanë qëlluar edhe me gurë.Nga ky sulm, sipas mediave serbe nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa në momentin e incidentit në ndërtesë ndodhej vetëm roja i sigurisë. Sipas dëshmitarëve okularë , një grup prej katër ose pesë të rinjsh erdhën nga pjesa jugore e Mitrovicës. Mediat vendase thonë se në momentin e incidentit në atë zonë patrullonte Policia e Kosovës ndërsa aty pranë ndodheshin edhe dy makina të EULEX-it.