NGJARJA NË ORËN 06:30, FATMIRËSISHT NUK KA TË PLAGOSUR.  Një person i panjohur sot në mëngjes ka hedhur një bombë dore në qendër të Mitrovicës Veriore.

Nuk ka pasur të plagosur por vetëm dëme materiale. Shpërthimi ka ndodhur në orën 06:30 në rrugën kryesore “Kral Petar Prvi” para një lokali, ëmbëltores pronari i të cilës është një goran. Bomba ka dëmtuar 8 vetura të parkuar në afërsi, e xhamat e veturave kanë arritur në dritaret e disa banesave. Policia e Kosovës ka bllokuar vendin e shpërthimit, transmeton Tanjug, përcjell Koha.net. Në vendin e shpërthimit janë të pranishëm edhe pjesëtarë të KFOR-it.

Artikulli paraprakPD MBËSHTET PROTESTËN PËR DËMSHPËRBLIMET
Artikulli tjetërRRUGA” BESNIK SYKJA” BLLOKOHET NGA PARKIMET