BANORËT DHANË MBËSHTETJE MAKSIMALE PËR KANDIDATIN E PS GJOKË LLESHI. Kandidati i koalicionit të majtë Gjokë Lleshi për Bashkinë Vau Dejës po merr kudo mbështetjen për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Kandidati Lleshi u prezantua përpara banorëve të fshatit Mjedë nga deputeti i PS Namik Kopliku.

Banorët thanë se Gjokë Lleshin është e vetmja mundësi për zhvillimin e Vau Dejësit. Banorët e fshatit Mjedë shprehën problemet e tyre si dhe kandidati Gjokë Lleshi dha gatishmërinë e tij për të sjellë zgjidhjet pas 21 qershorit.