
TËRTHORJA: DREJTUESIT VENDORË KANË HARRUAR DETYRIMIN PËR MJEDISIN. Fushata elektorale, ka lene menjane nderhyrjen e drejtuesve vendore ne Qarkun e Shkodres per te mbajtur paster mjedisin.
Nje fakt I tille eshte pohuar nga drejtori i Inspektoriatit te Mjedisit ne Shkoder, Edmonmd Terthorja. Sipas tij ështe e turpshme qe nuk ka nje menaxhim te mire te mbetjeve urbane ne Shkoder, ku kjo zone ka nje landfill I cili I ploteson te gjitha kapacitetet. I pyetur ne lidhje me plazhin e Velipojes ne prag te sezonit turistik, Terthorja eshte shprehur se e gjithe vemendja e ketij isntitucioni eshte perqendruar atje, dhe do te kete nje monitorim te rrepte. Qarku I Shkodres ka prane tij nje prej landfilldeve te vetem ne Shqiperi, duke plotesuar te gjithe kapacitetet, megjithate tashme ne fund te mandatit te tyre vendore kane harruar detyrimin ligjor ne sherbim te qytetareve.