
Ditën e mërkurë, më 14 janar 2026, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare në pjesën më të madhe të territorit.
Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet shfaqje e mjegullës dhe mjegullinës, veçanërisht në zonat luginore, duke ulur përkohësisht dukshmërinë.
Era do të fryjë nga verilindja në juglindje me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa deti do të paraqitet relativisht i qetë, me valëzim të forcës 1–2 ballë.






