POLICIA APEL DREJTUESVE TE AUTOMJETEVE PËR SHMANGIEN E AKSIDENTEVE.Mjegulla ka përfshire ne orët e para të mëngjesit qytetin e Shkodrës. Që prej orës 7 të mëngjesit deri në orën 9 të së hënës, Shkodra ka qëne e mbuluar ka një re e madhe mjegulle.

Pamjet janë regjistruar ne orët e para te kësaj te hëne ne qendër te qytetit te Shkodrës, ku dallohet qarte vështirësia ne shikimin dhe por edhe qarkullimin e automjeteve ne rrugët e Shkodrës. Për  shkak te mjegullës se krijuar, policia rrugore e Shkodrës ka shtuar patrullimet ne akset kryesore te qytetit, por edhe  ne segmentet e rrugëve nacionale, Shkodër – Lezhe dhe Shkodër – Koplik. Drejtuesit e policisë se Shkodrës, I kane bere thirrje drejtuesve te automjeteve qe te evitojnë shpejtësinë ne këto akse ku ka pasur prezence te mjegulles gjate mengjesit. Nderkohe qe ne te njejten situate, ka qene edhe aksi Lezhe Fushë-Krujë, duke u kthyer në një potencial të mundshëm aksidentesh. Pamjet e fokusuara nga kamera janë në afërsi të qytetit të Fushë-Krujës. Efektivët e policisë rrugore kanë zbarkuar në terren për shmangien e aksidenteve, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë qarkulluar me shpejtësi shumë të ulët për të shmangur aksidentet.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/GDvlOnDBz50?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakREFRENI I PËRHERSHËM, RRITEN ÇMIMET
Artikulli tjetër“DËSHMITARE TË HESHTURA”