Ditën e sotme në ambientet e Sallës së Mbledhjeve Plenare të Kuvendit do të mbahen homazhet në nder të mjekes se njohur, Rushen Golemit, ish-deputete e Partisë Demokratike.

Deputeti demokrat Tritan Shehu përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut bëri me dije se homazhet do të mbahen nga ora 11:30-15:00.

Rushen Golemi u nda nga jeta ditën e djeshme, ndërsa deputete e PD ka qenë në vitin 1992.

MESAZHI I SHEHUT
Sot u nda nga jeta Dr. Rushen Golemi.
Nje lajm shume i hidhur ky per familjen e saj, per te gjithe ne, qe patem fatin e privilegjin te punojme me ate ne sallen e operacionit, ambientet spitalore, diten dhe naten, ne Tirane e larg saj, kudo ku njeriu kishte nevoje per ndihmen e kirurges se shquar, humane e te pa epur.

Dr. Rusheni, nje mjeke e rralle, e pa perseritshme ndoshta, por dhe nje zemer e madhe qe rrahu per Demokraci e Perendim.

Deputete e PD e zgjedhur me 1992, atehere kur duhej përmbysja e te lindete liria.
Jeta e saj si mjeke, kirurge, pedagoge, deputete, pa harruar kurre dhe familjen, jane modeli me i mire per kedo qe aspiron te beje dicka te vlefeshme ne jete.

I pa harruar do te jete kujtimi i saj.

Artikulli paraprakSASI REKORD DROGE NË DURRËS 500 KG KOKAINË KAPEN NË PORT
Artikulli tjetërPROJEKTI PËR BURIMET UJORE, BORDI I BB MIRATON 26.8 MILIONË USD PËR SHQIPËRINË