
Teksa jemi në sezonin e virozave, mjekët u bëjnë apel qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit.
Gripi mund të shkaktojë komplikacione të rënda, sidomos te fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.
Mjekja e familjes Xhentiljana Nazaj pranë Qendrës Shëndetësore Nr.10 thotë se një rritje e numrit të pacientëve që paraqiten me simptomat e virozave të gripit stinor gjatë këtij muaji.
Mjekja nënvizon se ata që e kanë bërë rregullisht vaksinën e kalojnë virozën më lehtë dhe pa komplikacione.
“Përveç respektimit të kushteve të higjienës, shmangia e ekspozimit në ambiente të mbyllura me shumë persona, ushqimi i shëndetshëm, faktori më i rëndësishëm mbrojtës është vaksinimi nga gripi stinor. Ne i ofrojmë vaksinat e gripit në qendrat tona shëndetësore dhe vazhdojmë t’i aplikojmë. Vihet re që pacientët që e kanë kryer rregullisht vaksinën e gripit, e kalojnë më lehtë virozën e stinës me simptoma më te lehta dhe pa komplikacione.
Unë si mjeke rekomandoj që të gjithë personat që nuk e kanë kryer vaksinën e gripit të paraqiten pranë mjekut të familjes që ta kryejnë atë sepse duke u vaksinuar ne mbrojmë veten dhe personat afër nesh”, thotë mjekja Nazaj.
Video u shpërnda nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.
https://www.facebook.com/61550901522643/videos/1124964742504068/?__cft__[0]=AZUttJtT3ftpg3nWv8BOInMBzqPLBxvLi5tu-Bdjbngnw6M8hCNcB7i2_QBZa8wrV5_mU27BOpa0FdNjit4g7MiMGfvcDJotX8BmTxDZQlAsfBokPKURCdWSY56F1-H3cvvEyLMma02j5mahErnK2cyVOEug-dMPnQzSvUy6LGV5iZFHujxjyJ6mEexgza1sbbJNIKa6jOl0tTY1tIj-egMK&__tn__=%2CO%2CP-R