Vaksinimi I fëmijëve sipas kalendarit të rregullt është tejet I rëndësishëm, ndaj përpiqemi të jemi zëri I fuqishëm pro vaksinimit në mënyrë që fëmijët të rriten sa më të shëndetshëm është shprehur mjekja, pediatre në spitalin rajonal të Shkodrës, Manjola Shpori. Ndërkohë, mjekja rekomandon të aplikohet edhe vaksina anti grip tek fëmijët, kryesisht tek ata që kanë probleme kronike apo imunitet më të ulët.

Pavarësisht rëndësisë që ka vaksinimi, mjekja tregon se ka edhe nga ata prindër të cilët tregohen skeptik ndaj aplikimit të vaksinave të detyrueshme por edhe të gripit.

Vaksinimi I fëmijëve sipas kalendarit është mënyra më efektive për t’I mbrojtur fëmijët nga sëmundjet e ndryshme, ndaj mjekët këshillojnë prindërit që të vijojn ë rregullisht vaksinimin tek fëmijët.

Artikulli paraprakBERISHA: S’KA PAQE SOCIALE PA ZGJIDHUR PROBLEMIN E TË PËRNDJEKURVE POLITIKË
Artikulli tjetërLEZHË, USHTROI DHUNË NDAJ PRINDËRVE DHE KUNDËRSHTOI PUNONJËSIT E POLICISË, ARRESTOHET 37-VJEÇARI