
Edhe pse tetori njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, mjekët theksojnë se kontrollet për mamografi nuk kanë afat kohor. Sipas mjekes specialiste, në poliklinikën e Shkodrës, Valmira Gjonaj, gratë mund të paraqiten për mamografi në çdo periudhë të vitit, mjafton të kenë një rekomandim nga mjeku i familjes.
Ajo shton se kontrollet duhet të kryhen edhe kur nuk ndihen shqetësime, pasi shumë sëmundje të gjirit zbulohen rastësisht në faza të hershme, kur trajtimi është më i lehtë dhe efektiv.
Në përfundim, mjekja apelon që çdo grua të gjejë kohë për kujdes ndaj vetes, sepse një kontroll i vogël sot mund të bëjë diferencën për nesër.


