
Kanceri i gjirit është një ndër sëmundjet më të rënda, i cili në vitet e fundit ka njohur një rritje të madhe. Shumë gra ia kanë dal të të mposhtin atë fal guximit dhe luftës për t’a lënë prapa krahëve. E tillë është edhe mjekja pediatre, Manjola Shpori, e cila në shtator të vitit 2016 u diagnostikua me këtë sëmundje të tmerrshme.
Ajo tregon momentet e zbulimit të sëmundjes dhe fillimin e menjëherëshëm të kurimi Shpori rrëfen se mbështetja e familjes dhe e miqve ka qenë arma kryesore për të tejkaluar këtë sëmundje, e cila sot për të është thjeshtë një kujtim i hidhur. Në muajt e parë të 2017-ës ajo i është rikthyer sërish punës si mjeke pediatre.
Shembujt e tejkalimit të kancerit të gjirit si ky i mjekes Manjola Shpori janë një mënyrë për të sensibilizuar të gjitha gratë për të treguar kujdes kundrejt kësaj sëmundjeje, e cila njeh rritje shumë të madhe në vitet e fundit.






