Moshat e reja janë më të prekurit nga sëmundjet kardiovaskulare në qytetin e Shkodrës. Enkelejd Lohja, mjek kardiolog në spitalin rajonal të Shkodrës bën me dije se stili jo I shëndetshëm I jetesës po jep efekte negative të vazhdueshme në këtë grupmoshë.

Mjeku Lohja shton se në urgjencë paraqiten pacientë të moshave të reja vetëm kur gjendja e tyre përkeqësohet, pasi u mungon ndërgjegjësimi për të kryer kontrollet rutinë. Moshat e reja nuk janë të ndërgjegjësuara as për sistemin e referimit në qendrat shëndetësore shton mjeku.

Çdo ditë, në spitalin rajonal të Shkodrës paraqiten të paktën 10 persona të kësaj grup moshe të cilët vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe si shkak I munegsës së ndërgjegjësimit, nuk mjekohen në kohën e duhur.

Artikulli paraprakCOVID-19, 25 MIJË DOZA VAKSINË NË MALËSINË E MADHE
Artikulli tjetërSHKODËR, INAGUROHET KOMPLEKSI I “ADRIATIC TENIS CLUB”