Sipas ligjit vetëm një kategori e caktuar e personave të cilët vuajnë nga problemet e shëndetit mendor mund të kenë një kujdestar i cili paguhet për t’u kujdesur për këta persona. Por kjo gjë sipas mjekut neuro-psikiater Gjon Preçi duhet të ndryshohet pasi e gjithë kjo kategori shtetasish duhet të kenë një kujdestar pasi këto persona me probleme të shëndetit mendor shpesh herë mund të bëhen agresiv në komunitet.
Vetëm personat me probleme të shëndetit mendor të cilët nuk janë në gjendje të kujdesen për veten kanë kujdestar tregon mjeku Preçi.
Nuk kanë qënë të pakta rastet që në Shqipëri personat me probleme të shëndetit mendor kanë dalë në rrugë duke u treguar agresiv por edhe duke shqetësuar qytetarët.