Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh” dy figura të njohura të sportit shqiptar dhe shkodran si ish futbollistin Ferid Rragami dhe trajnerin e atletikës Vildan Tufi. Fillimisht Presidenti Meta i dorëzoi titullin “Mjeshtër i Madh” Ferid Rragamit.

Më pas titulli “Mjeshtër i Madh” iu dorëzua edhe trajnerit të atletikës Vildan Tufi nga Presidenti Meta.

Rragami dhe Tufi pas titullit “Mjeshtër i Madh” që morën falenderuan Presidentin Meta për këtë vlerësim.

Ish futbollisti Ferid Rragami dhe trajneri i atletikës Vildan Tufi janë dy figura të shquar të sportit të cilët nderojnë emrin e qytetit të Shkodrës.

Artikulli paraprakVOLEJ, ARTAN KALAJA: MË LARGUAN PAS 5 MUAJSH STËRVITJE
Artikulli tjetërREAGIMI I BASHKISË SHKODËR LIDHUR ME DEKLARATAT E TRAJNERIT TË VOLEJBOLLIT ARTAN KALAJA