Një aksident ka ndodhur në rrugën Fier-Kraps ku si pasojë du persona pasagjerë në një automjet kanë mbetur të plagosur.

Në njoftimin e policisë thuhte se: “mjeti tip “Opel” me drejtues Ledio Hysenaj 23 vjeç humbi kontrollin duke dalë nga rruga e për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit S.T, 22 vjeç dhe F.H, 22 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.”

Blutë e qytetit të Fierit arrestuan shoferin Ledio Hysenaj, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Artikulli paraprakRRIHEN GREKËT E SHQIPTARËT, HUMB JETEN I RIU 22 VJEÇ
Artikulli tjetërSHQIPTARI I DENUAR PER I DROGË, FOTO NGA QELIA NË INSTAGRAM