
Një 40 vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në Korçë.
Shtetasi me iniciale R.B, duke drejtuar mjetin tip “Nissan” me targa AA 025 GR, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë nga ura në fshatin Polenë. Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime. Ai u transportua për në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.






