Mengjesin e se premtes drejtoresha e shkolles “Branko Kadia”, Surila Mlloja ne nje deklarate per mediat ka pergenjeshtruar Bashkine Shkoder per vendosjen e kamerave te sigurise.

Mlloja thote se nuk ka qene Bashkia Shkoder ajo qe ka paisur kete shkolle me kamera, por kane qene vete nxenesit me kontributet e tyre qe e kane bere kete gje.Gjithashtu Mloja thote se i ka bere kerkese Bashkise Shkoder per mjete per higjenen dhe sistemin e rrjetit elektrik, per te cilat akoma nuk ka marre nje pergjigje.