Ministria e Mbrojtjes jep informacion për situatën e përmbytjeve në disa zona të vendit si pasojë e shirave të dendur që ranë dy ditët e fundit. Sipas ministrisë së Mbrojtjes situata është përmirësuar dhe ka rënie të nivelit të ujit në gjithë pellgun Levan-Ura e Mifoli-Novoselë. Forcat e Armatosura janë prezente me 150 efektivë në terren si në Levan, Ferras dhe Novoselë.

Një kontingjent i FA dhe dy pompa thithëse uji janë nisur për në fshatin Darezeze, pasi pritet të ketë grumbullim të ujit gjate ditës se sotme. Sipas ministrisë, në Novoselë mëngjesin e sotëm është bëre evakuimi i dy banoreve të cilët kanë kërkuar ndihmë.