Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, beson që viti 2018 do të jetë vendimtar për të ardhmen evropiane të Ballkanit. Në blogun e saj Mogherini ka përmendur 12 momente të veçanta që kanë shënuar vitin që lamë pas. Ajo thotë se falë vendimeve të guximshme dhe pune të fortë që bëmë bashkë këto kriza janë adresuar dhe shumica janë zgjidhur.

Ky nuk ishte një vit i lehtë për Ballkanin. Kam vizituar gjashtë kryeqytete të rajonit në një nga momentet më të vështira – në disa raste, koha e krizës së thellë politike”. Sot, falë vendimeve të guximshme dhe pune të fortë që bëmë bashkë këto kriza janë adresuar dhe shumica janë zgjidhur.

Rruga për reforma ka rifilluar (edhe pse ka ende shumë punë) dhe busulla e integrimit evropian po tregon rrugën. 2018 të jetë një vit vendimtar që kjo rrugë të forcohet dhe të bëhet e pakthyeshme. Ky do të ishte një rezultat i rëndësishëm jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën”.

Artikulli paraprakZJARR NË PARKING, DIGJEN 1600 MAKINA
Artikulli tjetërFRIKA NGA TERRORIZMI, NË 2017 ITALIA DËBOI DY HERË MË SHUMË SHTETAS