Shpallet fitues i projekt-drafti e Shoqatës Shqiptare të Anestezi-Reaminacionit ASAI nga Komisioni nga Bordi Drejtues i ESAIC. Tashmë, Tirana ësht përzgjedhur zyrtarisht si qyteti mikpritës i Kongresit Evropian të Vjeshtës, i cili vjen në formatin ESAIC-CONNECT Albania 2026.

Ndërkaq, me këtë vendim është shënuar një moment historik, pasi ky kongres i përbërë nga komunitetet më të mëdha mjekësore në Europë, do të zhvillohet në Europën Juglindore. Kjo është një arritje e madhe që i sjell krenari komunitetit mjekësor shqiptar, e cila po pozicionohet fuqishëm në axhendën e ngjarjeve më prestigjioze ndërkombëtare.

Tirana, në këtë kongres do të pres anestezistë-reanimatorë nga i gjithë rajoni dhe nga Europa. Gjë që ka për të krijuar “kanale” të reja të shkëmbimit profesional, akademik dhe shkencor. Me këtë arritje, Shqipëria tashmë është akoma më e përfshirë në hartën europiane të shkencës dhe inovacionit në mjekësi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZGJEDHJET E PJESSHME LOKALE, PD MIRATON KANDIDATËT NË 6 BASHKITË
Artikulli tjetërKËTË TË SHTUNË MOT I KTHJELLËT, JA PARASHIKIMI