Një vajzë e re është drejtuar në polici për të kërkuar ndihmë, duke kallëzuar se prej disa kohësh përndiqet në mënyrë të vazhdueshme nga një djalë. 26-vjeçarja G.S., banuese në Tiranë u paraqit në komisariatin nr.6 të policisë për të bërë denoncim, pasditen e së dielës.

Ajo kallëzoi se në rrugën “Thoma Koxhaj”, një person e ka përndjekur dhe ndaluar kundër vullnetit të saj. E reja ka thënë se kjo gjë i ka ndodhur edhe herë të tjera, por deklaron se nuk e njeh të dyshuarin.

Aktualisht nga ana e uniformave blu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVAJZA DENONCON ZHDUKJEN E NËNËS
Artikulli tjetërTËRHOQI PARA ME ÇEK TË FALSIFIKUAR NË ELBASAN, ARRESTOHET NË ITALI