Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, përveç shpirtit artistik njihet edhe për shpirtin e tij human.Së fundmi aktori ka suprizuar një fëmijë 12-vjeçar i cili vuan nga tumori. Ka qenë vetë Besi ai i cili  në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një video nga momenti kur ka takuar fansin e tij të vogël.

Thirrja e artistit për të gjithë shqiptarët ishte që ta ndihmonin djalin, pasi familja e tij nuk ka mundësi ekonomike të përballojë shpenzimet mjekësore. “Kristi Saka, 12 vjecari me tumor rende, enderronte te me takonte prej vitesh, por ne bashke duhet te bejme realitet qe ai te sherohet ore e me pare!

Ne gjendje te rende ekonomike, me baba te paralizuar, e nje nene qe shpreson tek ndihma jone, ju bej thirrje te kontriboni te gjithe sipas mundesive. Fjalet tjera mi kane marre lotet e Kristit e lutjet e nenes se tij per ndihme!”, shkruan Besi.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META DEKRETON 4 LIGJE TË QEVERISË, CILAT JANË ATO⁉
Artikulli tjetërDHUNE NDAJ GRAVE DEPUTETE, JOZEFINA TOPALLI – LULZIM BASHES: JE BURRACAK