
Shoqata “Gruaja tek Gruaja” organizoi këtë të mërkurë një sesion informimi me temë “Monitorimi i Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Barazi Gjinore 2016-2020”.
Në këtë tryezë, e cila u organizua në kudër të projektit “Ndërtimi i Kapaciteteve të OSHC-ve për të monitoruar zbatimin e aktiviteteve të lidhura me reduktimin e dhunës me baza gjinore dhe dhunës në familje të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit, u diskutua për rolin e pushtetit vendor kundër dhunës me baza gjinore.
Organizata “Gruaja tek Gruaja”, përgjatë javëve të fundit ka patur aktivitete të ngjeshura kundër dhunës me bazë gjinore. 16 ditët e aktivizmit kanë patur në fokus një numër të konsiderueshëm personazh, të cilët janë informuar dhe sensibilizuar kundër dhunës ndaj grave.






