
Prej pak ditësh është bërë publik lajmi për mundësinë e shtyerjes edhe me pesë vite të tjera të moratoriumit të gjuetisë. Një nismë e tillë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk është pritur mirë nga Federata e Gjuetarëve të Shqipërisë. Zv/presidenti I shoqatës Zyhdi Mustafa thotë se këtyre ndryshimeve ata do t’I përgjigjen me organizimin e protestave.
Ndërkohë, kryetarët e shoqatave të Malësisë së Madhe dhe Vau Dejësit tergojnë se në 7 vite moratorium nuk ka patur përmriësim të situatës.
Prej shtatë vitesh më shumë se 17 mijë gjuetarë në të gjithë vendin janë ndaluar të ushtrojnë sportin e gjeutisë për shkak të moratoriumit.
Kjo është shtyrja e dytë që i bëhet këtij moratoriumi që nisi në vitin 2014, ndërsa në fund të vitit 2016 u vendos që të shtyhej për herë të parë me të paktën pesë vjet.


