Moratoriumi i gjuetisë ankimohet në Kushtetuese,gjuetarët:E jashtëligjshme

Gjuetarët shqiptarë ankimojnë në Kushtetuese moratoriumin i cili deri në vitin 2021 iu heq atyre të drejtën të kryejnë si më parë gjuetinë. Ky vendim i autoriteteve kthyer në ligj u mor për ruajtjen e florës dhe faunës pasi nga gjuetia pa kriter një sërë shpendësh që popullonin Shqipërinë janë zhdukur dhe specie të tjera rrezikonin zhdukjen. Ligji i miratuar në vitin 2016 i cili i shtrin efektet e tij deri në 2021 tashmë do të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese nëse ka cënuar apo jo parime me ligjin themeltarë, ndërsa gjuetarët kërkojnë shfuqizimin e tij. Seanca për këtë ankim pritet të mbahet paraditen e 2 shkurtit, aty ku palët do të përballen juridikisht. Moratoriumi nuk ndalon gjuetin për qëllime kërkimore shkencore, ndërsa çdo shkelje e tij nga gjuetarët dënohet me gjobë dhe përbën kundravajtje penale deri në heqien e lejes së armës për gjueti.

Artikulli paraprakLËVIZNIN ME 1 MILIONË EURO, 3 BOSAT SHQIPTARË U KAPËN NË ITALI
Artikulli tjetërPOLICIA STREHON SHPENDIN E PLAGOSUR