Një sasi lënde drusore që ishte bërë gati për transport është sekuestruar në bashkinë Vau Dejës.

Shefi i policisë pyjore bëri me dije se autorët nuk janë identifikuar, ndërsa ky bllokim u bë në kuadër të moratoriumit kundër prerjes së pyjeve. Policia Pyjore ka sekuestruar në territorin e Bashkisë Vau Dejës një sasi lëndësh drusore të prerë dhe të gatshme për transport. Shefi i këtij sektori në qarkun Shkodër Mark Ndou bën me dijë se lënda e sekuestruar është pa autor, ndërsa tha se gjatë këtij muaji janë vënë edhe disa gjoba për transport të paligjshëm.Duke folur për vonesat e krijuara në bashkinë Shkodër përsa i përket furnizimit të popullatës me dru zjarri, Ndou tha se ato bashki që kanë dokumentacionin gati mund të kishin filluar që më datë 1 tetor.Kjo nuk është hera e parë e sekuestrimit të lëndëve drusore në qarkun e Shkodrës. Edhe më parë, një sasi prej 6 m3 u bllokua nga Policia Pyjore. Lëndët e ndaluara deri tashmë, do ti kalojnë nën administrim bashkisë, e cila ka edhe të drejtën e shitjes së tyre.

Artikulli paraprakOBOT, “BANORËT TË REVOLTUAR, MUND TË BLLOKOJNË RRUGËN”
Artikulli tjetërBASHKIA OFRON TREGJET, KËRKESAT E AMBULANTËVE MBETEN PEZULL